Flash News

KRYESORE

Shengeni Ballkanik/ Historiania Kocaqi: Po bëjmë lojën e Serbisë, fqinjët na shohin vetëm si treg

Shengeni Ballkanik/ Historiania Kocaqi: Po bëjmë lojën e

Historiania Eleni Kocaqi mendon se Shqipëria nuk do të fitojë nga Shengeni Ballkanik.  Ajo gjykon se vendi ynë do të përdoret si treg për produktet serbe edhe maqedonase dhe se nuk duhet të bëhet loja e Serbisë.

“Po bëjmë lojën e Serbisë. Historikisht Serbia e ka dashur këtë gjë. Marrim të dhënat ekonomike, eksportet. Serbia me Shqipërinë nuk mund të krahasohet. Treguesit makroekonomikë të Serbisë me Shqipërinë nuk mund të krahasohen. Për eksportet nuk mund të krahasohemi as me Maqedoninë. Ne eksportojmë vetëm lëndë të parë, nuk prodhojmë asgjë. Ka fazë prodhimi dhe fazë tregu. Fqinjët tanë e kanë kaluar fazën e prodhimit, po kërkojnë treg. Shqipërinë e shikojnë si treg. Shqipëria nuk ka shkuar në fazën e prodhimit, ka 30 vjet që nuk prodhon. Imagjino të kalojë në fazën e tregut.”, tha ajo në Ora News.

Kocaqi shtoi se fqinjët tanë janë shumë para nesh, e për këtë arsye kjo marrëveshje nuk është në favor të Shqipërisë.

“Fqinjët në raport me ne janë shumë superiorë sa i takon eksporteve dhe tregtisë. Për çfarë të duhet, të duhet që rrugën që e ke bërë me paret e shqiptarëve, portin që ta ka dhënë Zoti prej mijëra vjetësh dhe gjithçka që ke ta vësh në funksion që ato të ngrenë ekonomitë e tyre? Nuk konkurron dot me to. Duhet bërë marrëveshja publike, do të kalojë në parlament, te presidenti dhe gjykata Kushtetuese. Ka rrugë të gjatë. Në parlament mund të kalojë me atë opozitë. Nuk është parlament, parlamenti më qesharak në 100 vjet. Fatkeqësi e shqiptarëve.”

Të fundit