Flash News

KRYESORE

‘Shengeni Ballkanik’ irriton Vjosa Osmanin: Marrëveshja pa Kosovën fatkeqësi, Rama gaboi

‘Shengeni Ballkanik’ irriton Vjosa Osmanin: Marrëveshja pa

Marrëveshja e nënshkruar dy ditë më parë mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka ngjallur pakënaqësi ndër liderit e rinj të Kosovës.

Në një intervistë për KTV, Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre e LDK, e cila pranoi zyrtarisht të jetë në koalicionin qeverisës me Albin Kurtin nga VV, e ka cilësuar gabim të rëndë dhe një fatkeqësi nënshkrimin e marrëveshjes për  ‘Shengenin Ballkanik’ nga ana e Shqipërisë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut pa u konsultuar dhe pa Kosovën si shtet të barabartë.

“Unë mendoj që një gjë e tillë ka ndodhur fatkeqësisht. Nuk e di nëse Rama është konsultuar me dikë në Kosovë lidhur me këtë. Nuk kemi informacion dhe nëse e ka bërë është gabim i të dyja palëve sepse i gjithë synimi ynë përgjatë procesit të dialogut të Brukselit ka qenë që Kosova të pranohet në gjitha nismat rajonale. Fatkeqësisht edhe pse Serbia pati nënshkruar një marrëveshje në 2014-ën, pika 14 flet për nismat rajonale dhe mos-bllokimin e Kosovës, ne sërish shohim shembuj të tillë jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Shqipëria që injoron këtë fakt. Për mua është fatkeqësi dhe patjetër do ta trajtojmë si qeveri e ardhshme.

Absolutisht është gabim, që Shqipëria të pranojë të arrijë marrëveshje pa pjesëmarrje si shtet i barabartë me Kosovën me të tjerat në Rajon. Mund të ketë detaje që nuk jemi informuar, por si perceptim ka qenë gabim se nuk asgjë që justifikon një pakt të tillë që eliminon pjesëmarrjen aktive të Kosovës në negocimin e një marrëveshje të tillë”, u shpreh Osmani.

Të fundit