Flash News

KRYESORE

Shengeni Ballkanik/ Rama: Për asgjë nuk e tradhtoj Kosovën, BE-ja do të investojë 1.2 miliardë euro

Shengeni Ballkanik/ Rama: Për asgjë nuk e tradhtoj Kosovën, BE-ja

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dashur që ta qartësojë edhe njëherë në këtë fundviti se me idenë e Shengenit Ballkanik në asnjë moment ai nuk ka dashur që të tradhtojë popullin e tij të Kosovës.

Kreu u shpreh se ndihet i lënduar nga të gjitha sulmet, ndërsa e bëri të qartë se ky projekt është domosdoshmëri, e nuk favorizohet Serbia.

“Jam lënduar shumë nga miqtë e mi të Kosovës. Për asgjë nuk e tradhtoj popullin tim të Kosovës që e dua aq shumë. Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb që Serbia të fuqizohet ekonomikisht. Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike që sot, kur domosdoshmëria jonë dhe jo vetëm e jona, për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejmë barrierën kombëtare për njerëzit, mallrat dhe kapitalet evropian. Qëndrimi ynë as ka lëvizur dhe as do të lëvizë. Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon.”, tha Rama në mesazhin e tij për popullin shqiptar.

Ai theksoi se Shqipëria ka arritur të bindë Serbinë që të mos kushtëzojë tryezën që ndan tryezën Kosovë-Shqipëri-Serbi.

“Shengeni rajonal na jep mundësinë të bëjmë atë që nuk e bëmë dot për vite të tëra. Ende nuk kam dëgjuar një argument racional kundrejt këtij projekti nacional nga SHBA. BE vitin e ardhshëm do të vendosë 1.2 miliardë euro për këtë dimension të ri bashkëpunimi. Tërmeti është një forcë re për ne të prodhojmë më tepër energji pozitive”.

Të fundit