Flash News

KRYESORE

Shënim/ 1 orë e 10 minuta aktivitet me flamuj; urata; pleq; fëmijë e daulle. E ta mendosh që është rruga e parë që mund të ndërtojë Rama

Pas pesë vitesh në pushtet Edi Rama duket se ka vendosur të kthejë sytë nga rrugët. Në një aktivitet që zgjati 1 orë e 10 minuta, me afro 10 folësa që u ngjitën në podium, qeveria njoftoi sot nga Dibra nisjen e punimeve për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’.

Flamuj kombëtar (skenografi e ngjashme me fushatën elektorale); urimet e folësve për Ramën (shkuan deri aty sa propozuan që rruga të marr emrin e kryeministrit), me pleq e fëmijë të cilët u ngjitën në podium dhe me tingujt e daulles.

Nga ana e tij, nuk mund të mungonte as simbolika e Ramës teksa mbante veshur një bluzë kuq e zi, të stampuar me flatrat e shqiponjës.

E gjithë kjo koreografi, vetëm për të njoftuar rinisjen e punimeve (janë nisur disa herë) teksa për rrugën u tha që do të mbarojë për katër vite.

I gjithë ky spektakël, më tepër sesa për rinisjen e punimeve për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’, duket se shkonte me faktin që kjo është rruga e parë që mund të ndërtojë qeveria e drejtuar nga Edi Rama. A do të jetë kjo rruga që Rama do ta bëjë 'sefte' apo do të kemi sërish ‘rrugë të lëna rrugëve’, për këtë do na duhet presim deri në 2021-in për ta kuptuar. /Politko.al

Bluza e Ramës

I moshuari

Fëmijët

Flamujt

 

 

Të fundit