Flash News

KRYESORE

Shënim/ ALUIZNI 'vrasës': njofton sot banorët e Unazës për refuzimin e legalizimit të shtëpive

Shënim/ ALUIZNI 'vrasës': njofton sot banorët e

Dje u largua nga detyra drejtoresha e Drejtorisë së Veriut në institucionin e ALUIZNI-t, funksionari që mbulonte ndër të tjera edhe procedurat e legalizimit të banesave në zonën e  Unazës së Re. Politiko.al mëson nga banorët se sot postierët e Postës Shqiptare kanë marrë në telefon disa dhjetëra qytetarë, protestues kundër shembjes së shtëpive të tyre, duke i lajmëruar për mbërritjen e 'letrës së refuzimit' për aplikimet për legalizimin e banesave.

Kjo është një lëvizje në 'minutat e fundit' që i lejon qeverisë dhe ALUIZNI-t një mënyrë të re për të fajësuar banorët, me pretendimin se letra e refuzimit u është nisur, por 'ka humbur' në Postë ose nuk u është dorëzuar ngaqë banesat e tyre janë informale dhe pas adresa të sakta.

Kjo e bën ALUIZNI-n shërbëtor të kryeministrit Rama, në përpjekjen e tij për të mbyllur hesapet me dëmshpërblimin e banorëve, por edhe në betejën morale me opinionin publik.

Letrat janë hartuar brenda ditës dhe me urdhër politik, sqarojnë burime të Politiko duke bërë nul një praktikë të ndjekur prej vitesh që përfshin aplikimet e qytetarëve, pagesat e kryera, rropatjet nëpër dyer institucionesh etj. Pa përmendur premtimin e bujshëm të Ramës në fushatën e vitit 2013 se të gjitha shtëpitë informale do të legalizohen.

Duke kryer gjithashtu, përveçse një akt pandjeshmërie njerëzore, edhe një kundravajtje ligjore  e cila thërret për hetim nga organi i akuzës së Republikës, duke qenë se jemi në kushtet e shkeljes së detyrës.

Të fundit