Flash News

KRYESORE

Shënim/ Antimitingjet e Ramës: Lëvizja e kryeministrit si në fushatën e Tiranës 2011. A ka frikë nga protesta e 16 shkurtit? 

Shënim/ Antimitingjet e Ramës: Lëvizja e kryeministrit si në

Kryeministri, që prej shpalljes së 16 shkurtit si ditë proteste, është kujdesur të duket si dikush që nuk shqetësohet për tubimin e 'popullit opozitar' në shesh. Sipas parullës së vet: Sa të jetë Partia Socialiste këta nuk vijnë kurrë në pushtet.

Një kthesë e papritur ka ndodhur gjatë ditëve të fundit; i vënë nën presion nga takimet entuziaste dhe numri i lartë i pjesëmarrësve në mitingjet e kryetarit të opozitës, Basha. Një 180 gradësh që të kujton atë të zgjedhjve për bashkinë  e Tiranës në vitin 2011, kur Basha fushatonte në Tiranë me imazhin e së resë dhe Rama 'arratisej' rretheve për të dhënë idenë e të painteresuarit që fiton pa qenë në arenën e dyluftimit.

Turi paraprijës i 16 shkurtit i Bashës nëpër Shqipëri i ka siguruar Ramës 'pamje të pashmangshme dhe të mundimshme'. Qendra të banuara, të perceptuara dhe të provuara si skeptike ndaj ofertës së djathtë, si Vlora, Gjirokastra apo Mallakastra, i kanë imponuar kryeministrit që të kthehet në arenë... kësaj here jo në Tiranë si në 2011, por në rrethe.

Shefi i PS që prej fundjavës së shkuar ka shpikur turin 'Bashkia që duam' (kujtoni 'Shqipëria që duam', sikur bashkitë tona nuk janë këtu, por në Zanzibar). Përshtypja që kërkon të krijojë shtabi i Ramës dhe ai vetë është se ata vazhdojnë 'jetën si zakonisht' dmth bëjnë fushatë për lokalet, ndërkohë që opozita 'pengohet' në mitingje. Kjo mund të jetë përshtypja që kërkon të krijojë, por gjuha e tradhëton. Gjatë ndalesave në Mirditë, Korçë dhe Lezhë, shumicën e fjalorit të kryeministrit e ka marrë, jo 'bashkia që duam,' por protesta e opozitës. Qëllimi është krijimi i pengesave për pjesëmarrësit e mundshëm në protestën e 16 shkurtit.

Të fundit