Flash News

KRYESORE

Shënim/ A mund të rinegociojnë palët mbi një 'Paketë Shpëtimi të Zgjedhjeve' që nënkupton, por nuk 'emëron', një Qeveri teknike?

Shënim/ A mund të rinegociojnë palët mbi një

[lock][/lock]Politiko.al

Paketa e negociatorëve europianë McAllister dhe Fleckenstein u 'përmbyt' nga refuzimi i Bashës se nuk hynte në zgjedhje pa Qeveri teknike.

Zhurma që solli këmbëngulja e shefit të opozitës, i mbuloi 'virtytet' apo 'cenet' e paketës së ofruar, por jo ato të negociatorëve, të cilët u falenderuan me pasion nga Lulzim Basha, po atë natë të dështimit të negociatave, kur u shfaq në Çadrën e Lirisë për fjalimin e përnatshëm.

Basha ka folur shumë këto 70 ditë; më shumë se kurrë në jetën e vet, dhe në atë lumë fjalësh të përpunuara për të nxjerrë nga apatia të tjerët, dhe për të mbajtur të karikuar të vetët, si kryefjalë ka patur Qeverinë teknike. Ose, të paktën, kjo ka qenë përshtypja.

Megjithatë, Qeveria teknike është kërkuar si mjeti që të përcjell te një qëllim, që janë 'zgjedhjet e lira e të ndershme'. Kështuqë, është e duhura të thuhet se, në fakt, jo Qeveria teknike, por garancitë e zgjedhjeve të lira e të ndershme kanë qenë kryefjala, patosi dhe pasioni i kryqëzatës mbi 70 ditore të Lulzim Bashës në krye të Opozitës së Bashkuar.

Nëse Basha ka kërkuar Qeveri teknike si instrument për zgjedhje e të lira të ndershme, dhe Rama nuk ka lëshuar te kjo, por është 'pajtuar' me idenë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, cilat janë garancitë që Rama dhe Meta janë të gatshëm t'i japin Opozitës dhe Bashës, që zgjedhjet të bëhen. Jo si ritual që përmbush një periodicitet të fjalorit dhe veprimit të demokracisë, por si garantuese të procesit politik, paqes sociale, kohezionit të demokracisë dhe nevojës e dëshirës kombëtare për integrim?

Rama ka lëshuar 48 orë, ndërsa Basha ka lëshuar 48 ditë. Paradoksalisht, 'kërcënimi' më i madh gjendet te ai që lëshon më shumë në kohë. Ai që lëshon më pak në 'orë të lume' që janë të Zotit dhe jo të njeriut, i duhet të lëshojë më shumë në instrumente që masin njësi të tjera. Domethënë në mjete, njerëz, kontekste, vullnete.

Oferta duhet të jetë e qartë: Ne mund të ndahemi te instrumenti, por të bashkohemi te rruga që na çon te i njëjti përfundim.

Cili është ky instrument që, po aq sa Qeveria teknike garanton zgjedhje të lira e të ndershme? Një paketë e ripunuar McAllister-Fleckenstein mund të ishte një fillim.

Të fundit