Flash News

KRYESORE

Shënim/ Një Adrian Liçaj nën hetim në Itali dhe një tjetër 'roje i pafajshëm' stadiumi. Cilin fotografoi Artan Hoxha?

Shënim/ Një Adrian Liçaj nën hetim në Itali dhe

[lock][/lock]Politiko.al

Politiko.al ka raportuar sot paradite për një arrestim të bujshëm në Itali të 25 personave të përfshirë në trafik droge ndërmjet dy vendeve. Burimi i informacionit ishin disa media italiane të cilat raportonin me bujë për arrestimet. Lajmi u përhap edhe në mediat shqiptare pas dyshimeve se Adrian Liçaj, një ndër të arrestuarit, ishte ish-shefi i antidrogës në Vlorë. Edhe opozita  ka reaguar duke theksuar se ka dyshime dhe pritet konfirmimi zyrtar.

Politiko.al kontaktoi nëpërmjet telefonit me Prokurorinë e Katanxaros. Prokurori atje e hodhi poshtë lajmin e arrestimit të një personi të quajtur Adrian Liçaj duke shtuar se ai është nën hetim.

Për cilin Adrian Liçaj bëhet fjalë? Për policin e antidrogës që sipas gazetarit A. Hoxha ishte sot në Vlorë apo për një Adrian Liçaj tjetër, i cili çuditërisht ka të njëjtat lidhje me Vlorën, të njëjtin emër dhe moshë?

Nga Italia vjen vetëm konfirmimi se një Adrian Liçaj po hetohet për trafik droge. Nga Shqipëria, vjen imazh i nje Adrian Liçaj tjetër në një foto 'të pafajshme' në stadiumin e Vlorës duke 'ruajtur' ndeshjen Flamurtari-Luftëtari.

Media dhe publiku nuk kanë pse hutohen nga 'dy Adrian Liçaj' kur tre 'Liçaj' të tjerë, ish-drejtorë policie të shpallur në kërkim për trafik droge janë të lirë. Jo aq sa Adrian Liçaj që u pa sot në stadium, por thuajse.

Po këta pse nuk i fotografon si 'të pafajshëm' A. Hoxha?!

Të fundit