Flash News

KRYESORE

Shënim/ Nostalgjia dhe argumentet e Ruçit për Hollandën. Mesazhet e padëgjuara të kryeparlamenatrit në ‘Ditën e Europës’

Shënim/ Nostalgjia dhe argumentet e Ruçit për Hollandën.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zgjodhi ‘Ditën e Europës’ për të përcjellë disa mesazhe, të pa dëgjuara më parë. Po risi ishte edhe shfaqja e tij para gazetarëve. ‘Trim i vetëm në luftë’ doli para kamerave, duke mos pasur askënd në krah, teksa duket se e kishte piketuar edhe ‘armikun’.

Fajtore për drogën në Shqipëri bëri Holandën, pasi prej saj na vjen edhe fara edhe teknologjia. “Nëse është një njollë e zezë e hashashit në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia vjen nga Holanda, tregu nga Holanda se është legalizuar”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Delegacioni i BE-së por edhe ministria e Jashtme organizuan disa aktivitete sa i takon ‘Ditën së Europës’, por duket se gjithë ky entuziazëm e bëri nostaligjik kryeparlamenatrin teksa solli në vëmendje se para viteve ‘90-të Shqipëria nuk kishte asnjë të metë nga këto të sotmet të cilat po pengojnë rrugën europiane të vendit.

“Mua mund të më thonë edhe nostalgjik, por ne nuk kishim drogë, as korrupsion e as prostitucion. Këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, i gjetën mes europianëve”, deklaroi Ruçi.

Kritika ndaj qëndrimeve burokratike të europianëve ka artikuluar edhe kryeministri Rama shpesh herë por nuk dihet nëse Ruçi e ka marrë frymëzimin prej tyre. Me gjasë kryeparlamentari nuk i ka pasur seriozisht këto qëndrime për ti përdorur si argumenta për të bindur vendet skeptike për të votuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë, (do ishte qesharake të ishte e kundërta) por duket se zgjodhi edhe ditën e gabuar për ti thënë, qoftë edhe me shaka./Politiko.al

Ekskluzive/ Qeveria e Hollandës zyrtarizon qëndrimin: Nuk hapen negociatat për Shqipërinë; duhen rezultate të shkëlqyera

Të fundit