Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shënim për një keqkuptim të madh: Të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar, as në mes të luftës
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë një reagim të gjatë mbi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të Presidentit Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri shqiptar e nis shkrimin me "Shënim për një keqkuptim të madh" dhe ndër të tjera shprehet se të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar, as në mes të luftës.
Postimi i plotë:
SHËNIM PËR NJË KEQKUPTIM TË MADH
Dje Kosova firmosi një marrëveshje të re me Serbinë. Bukur!
Çdo komunikim, takim, marrëveshje drejt paqes përfundimtare, mes dy vendesh që e kanë mbaruar luftën mesveti, është në vetvete diçka pozitive. Të komunikosh me armikun nuk është asnjëherë e gabuar në vetvete; as në mes të luftës, kur kjo është e nevojshme dhe e mundur. E gabuar në vetvete është të mos komunikosh kur e kërkon nevoja dhe krijohet mundësia. Ndërsa të mos komunikosh e të mos takohesh dhe madje të predikosh të kundërtën, e të etiketosh si tradhëtarë ata që e bëjnë këtë, kur lufta ka mbaruar e kur armiku i deridjeshëm është fqinji i sotëm e i nesërm me të cilin ende s'ke mbyllur hesapet e paqes, kjo është jo thjesht e gabuar! Është e fajshme.
Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte "Minishengin" e ashtuquajtur - për mua është Shengen Rajonal, aspak "mini"! Më ka "lodhur" vetëm refuzimi i pafundëm, koha e humbur kot me shumicë, kompleksimi i dëmshëm i faktorëve racionalë në politikën e Kosovës; të cilët u strukën brenda guackës së absurdit të krijuar nga fansat e turbofolk-nacionalizmit provincial, që e futi Kosovën në një rrugë qorre defaktorizimi ndërkombëtar e ftohjeje me aleatët e saj më të mëdhenj, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Humbëm jo vetëm kohë e reputacion, me atë taksën e famshme që do gjunjëzonte Serbinë dhe që u kthye në gjobë e lojës së brendshme elektorale duke plagosur Kosovën, po humbëm edhe shanse që s'përsëriten në ndeshjen politike e diplomatike me Serbinë.
Them humbëm në numrin shumës, sepse unë nuk e ndaj dot Kosovën nga Shqipëria, sidomos kur vjen puna tek ajo ndeshje, ku autogolat e dy qeverive të mëparshme të Kosovës kanë qenë njëri më spektakolar se tjetri. Dhe ku Serbia u kthye në armë në duart e turbofolk-nacionalistëve të Prishtinës, që bashkë me ca aleatë gjysmagjela në Tiranë gjuanin ajrin, duke helmuar e çoroditur njerëzit medemek në mbrojtje të kufijve, po në fakt vetëm për të sunduar brenda kufijve! Asisoj Beogradi mbeti i pasfiduar realisht për të avancuar në procesin e normalizimit drejt paqes përfundimtare, ndërkohë që Prishtina u bë teatri i një lufte vulgare për pushtet, mes "patriotëve" dhe "tradhëtarëve", në daç atje e në daç në Tiranë. Çfarë humori i zi me njerëzit e sidomos me zgjedhësit në Kosovë!
E lexova me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar në Zyrën Ovale dhe përtej kënaqësisë që u arrit, falë përfshirjes së Shteteve të Bashkuara - si edhe përtej lajmit fantastik të njohjes së Kosovës nga Izraeli (fort e rëndësishme e me rrjedhime potenciale shumë kuptimplota për ata që dinë ta lexojnë këtë fakt) - kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s'ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrënqethëse. Inshallah të ketë mbaruar me kaq vrasja e pamëshirshme e saj, po kam frikë se jo dhe inshallah ta kem gabim!
Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhëti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturë tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish - Prishtinë - Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si "rruga e turpit të tradhëtisë së Edvin Zografit"! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit, madje Albini pat kujtuar se dolën në shesh hartat e ndarjes së Kosovës, kur pa një foto nga Berlini ku ishte Kancelarja e Gjermanisë, Hashimi, Presidenti i Serbisë dhe unë duke parë vijën e asaj rruge mbi një hartë të Ballkanit Perëndimor! O Zot!
Tani hajde ma thoni, si të mos më kujtohet mua që kur Aleksandër Vuqiqi erdhi në Durrës pas tërmetit, m'u turrën e më bënë Esad Pashë që nxorra Serbinë në det, ndërsa sot që "Minishengeni" në tokë, det dhe ajër është bekuar në Shtëpinë e Bardhë, shumica e damkosësve përshëndesin marrëveshjen, madje edhe vetë puseta digjitale sb nuk bëzan(?)!
S'ka asnjë problem për mua personalisht kuptohet, e kam mësuar që në kësi rastesh, kur tregon me gisht hënën "patriotët" i turren gishtit! Po këtu ka një problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku i paguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë, këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen e tyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat e përbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e duke ndjezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve! Dhe problemin e bën të madh fakti se rëndom në kurthin e gjuhës së këtyre hipokritëve të pafre, bien plot shqiptarë të sinqertë, të cilët një Zot e di se kur do t'a mësojnë erën e këtyre leckave të djegura, që i djegin kaq shumë energji dhe kohë të çmuar Kosovës, Shqipërisë, kombit shqiptar.
Më mirë vonë se kurrë thotë populli, dhëntë Zoti marrëveshja e djeshme të shërbejë për t'u kthjelluar e qytetëruar pak më shumë mjedisi politiko-mediatik dhe për t'u lehtësuar e pse jo, maturuar disi, ajo pjesë e opinionit publik që "u çmend" me sinqeritet prej keqkuptimit të madh të "Minishengenit". Për këtë mundësi të re kthjellimi e maturimi, duhen falenderuar miqtë e mëdhenj amerikanë dhe kryeministri i urtë e i vendosur i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmbylli me kurajo e sukses, një përpjekje të mundimshme të "tradhëtarit të kombit" Hashim Thaçi.
Ndeshja për njohjen përfundimtare vazhdon, urime edhe njëherë dhe paj Zotin, mendjen në vend herë tjetër!
🇽🇰🇺🇸🇦🇱
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38