Flash News

KRYESORE

Shënim/ Statujë gjigande në Labinot Fushë Skënderbeut, por a i ngjan më shumë Ramës?

Një lajm është përhapur me shpejtësi sot në rrjetetet sociale duke tërhequr mjaft vëmendje.

Një Skëndërbe me përmasa gjigande po realizohet në fshatin Labinot Fushë, 6 km larg Elbasanit.

Autor i veprës mësohet se është skulptori Fiqiri Kasa.

Sipas të dhënave, statuja është porositur nga sipërmarrësi shkodran Gjergj Ndrek Luca.

Gjithçka duket se përkon edhe me 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut dhe me shpalljen e këtij viti si Viti i Skëndërbeut në trojet Mbarëkombëtare nga ana e qeverisë shqiptare.

Mirëpo nga një vështrim i kujdesshëm, duket se skulptori është ndikuar paksa nga kjo nisëmë e qeverisë, aq sa heroi kombëtar, në pjesën e fytyrës, më shumë se Gjergj Kastrioti, duket si “Skënderbeu” i Elisa Spiropalit, Edi Rama.

 

Të fundit