Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reportazh/ Shënime nga Estonia, një vend në 'majë të Europës'
Alfred Lela
Vetëm tri gjëra nuk mund të bësh online në Estoni: të martohesh, të divorcohesh dhe të shesësh pasuri të patundshme, tokë ose shtëpi. Të tjerat, që nga votimi, pagesat e faturave, rekordet mjekësore dhe deri edhe te kërkesa për t'u bërë nënshtetas janë çështje pak klikimesh.
Estonia, vendi i vogël balltik me 1.3 milion banorë, është i pari nën botë që funksion me shërbime digjitale. Tramvajet dhe pjesët e tjera të transportit publik përdoren nëpërmjet një karte elektronike. Në Estoni mburren se mund t'i bësh taksat online për tre minuta dhe se janë i pari vend në botë që ofron e-residency (nënshtetësinë virtuale).
hembuj të kësaj Republike të Botës së Web-it, dhe funksionale në të njëjtën kohë, na jepen në e-Estonia Briefing Center. Një vajzë e re, bjonde, me sy që ndërpriten nga tone të së kaltrës dhe grisë, na shpjegon me pasion duke përdorur ID kartën dhe smartfonin e vet, se sa shumë gjëra mund të bësh online në Estoni.
Një grup gazeterësh profesionistë të WB6 (Western Ballkans 6) janë ftuar nga Ministria e Jashtme e Estonisë në një vizitë tri ditore njohjeje me vendin baltik. Të gjithë ne dimë pak ose aspak përveç faktit se, si dy republikat e tjera baltike, dikur pjesë të Bashkimit Sovjetik, Estonia është në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Duket se ky është edhe qëllimi i ftesës: përvoja e Estonisë në antarësim, hapat që i janë dashur këtij vendi për t'u bërë pjesë e klubit ku duan të futen edhe Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja.
Estonia ka edhe një sukses tjetër në brezin e fitoreve: pas një gare me Rumaninë ka fituar një vend (jo permanent) në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Duken thuajse shumë të gjitha këto për një vend që ka popullsinë e një qyteti mesatar amerikan, por ka këtu, në Tallinn, ku është përqendruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë, një vibrim që, ma merr mendja, shkaktohet prej shtjellave të rreziqeve të përhershme dhe të pranishme që pështillen në këtë anë të botës, dhe vendosmërisë për t'i mposhtur ato. Është 'kërcënimi i ftohtë i Rusisë' me të cilën Estonia ndan kufirin e saj lindor, përforcuar edhe nga një pjesë e popullatës me origjinë ruse, ngulitur në një pjesë të Talinit gjatë kolonizimit sovjetik të pas Luftës së dytë Botërore.
Nga Talini i vjetër, me katedralen ortodokse ruse të Aleksandër Nevskit në shpinë, mund të shohësh tej, pas një brezi të gjelbër pyjor, një lagje të madhe të qytetit. E kupton se aty, në heshtje, fillon Rusia ose gjurma e saj: shihet kjo te kuadratet e mëdha të pallateve të stilit sovjetik. Ngjyra, gri, pashmangshmërisht sovjetike. Eshtë një ngjyrë dhe simetri që e sheh edhe në Tiranë, Bukuresht e në të gjitha vendet ku ka kaluar apo qëndruar sovjetizmi.
***
Mund t'i shquash rusët, ose më saktë mund ta bësh dallimin e tyre me estonezët. Janë të zhurmshëm dhe këmbëngulës dhe, duket se te kjo vrazhdësi bëhen bashkë vetëperceptimi perandorak me provincializmin. Në anë tjetër, estonezët, edhe pse me tipare të qarta nordike, ku shquhen gjatësia, thellësia në shikim, tiparet vikinge, përcjellin një butësi thuajse budiste. Ata nuk janë njerëz të butë, por të urtë, sepse asnjë butësi nuk do ua kishte lejuar mbijetesën, as në dimrat e gjatë nordikë, që shkojnë deri në minus 30 gradë, dhe as në netët e pafundme që rrotull Krishtlindjes i lejojnë ditës vetëm 20 minuta 'jetë'. Të parët e këtyre njerëzve kanë jetuar me Baltikun si lundërtarë, tregtarë dhe peshkatarë, dhe me mbretëritë e shumta që u kanë rënë shpesh në qafë si rusët, danezët, suedezët apo gjermanët.
Ja ku janë, megjithatë, sërish me një shpinë të ekspozuar para dhëmbëve të mëdhenj të Rusisë, por me mbrojtjen e NATO-s tashmë dhe të Artikullit 51, sipas të cilit çdo sulm mbi një vend anëtar është sulm mbi të gjitha vendet e Aleancës.
Do të thotë edhe mbi Shqipërinë.
Një vend si Estonia, ndoshta për arsye mistike, nëse ka arsye te misticizmi, të bën të kuptosh ata burra dhe gra që merrnin armët në vitet '30 të shekullit të shkuar, dhe shkonin të luftonin për një vend të huaj, për Spanjën. Siç bëri shkrimtari shqiptar Petro Marko.
Estonia mund të mos jetë Spanja, por ajo mund të jetë Spanja e dikujt.
****
Nuk është e tashmja dhe e ardhmja, por e shkuara, që e bën të veçantë Estoninë. Më saktë raporti i Estonisë me të shkuarën e vet, ose 'kujtesën' siç e ka një term i kohës. Muzeu i Pushtimit është thuajse një muze-koncept, si për sa i takon vizuales por edhe përshtatjes së temave. Aty e shkuara e Estonisë, nën Ushtrinë e Kuqe në fillim, dhe më pas Bashkimin Sovjetik është një paradë, ku ecin përmes trishtimtit paranoja, përgjimet, përndjekjet, torturtat, shpërnguljet dhe gjithë repertori i dhunës bolshevike, ushtruar përmes një aparati të frikshëm, të stërmadh dhe të pamëshirshëm, thuajse tejnjerëzor. Estonezët, si shqiptarët, e kanë një peng me Perëndimin: kur u bë ndarja e sferave të influencës, Fuqitë e Mëdha nuk bënë mjaftueshëm për ta mbajtur këtë vend të vogël këtej Perdes së Hekurt.
Tani ata pëlqejnë të quhen, apo vetëquhen, Nordikë, por jo rrallë etiketohen si 'lindorë'. Ky muze, megjithatë, bashkë me Memorialin e Viktimave të Komunizmit, në anë tjetër të qytetit, e dëshmon kujtesën si një princip dhe përmasë oksidentale të kulturës estoneze. Rusia dhe pushtimi i saj janë vetëm te hekuri dhe dhuna e torturës, te përbindshmëria e pogromeve, te rruga për në gulag dhe gulagu vetë, por jo te ajo që ka mbetur te shpirti estonez. Nuk kanë lartuar persekutorin, siç është bërë në muzeumet 'antikomuniste' të Shqipërisë, por viktimën, popullin.
Memoriali i Viktimave të Komunizmit është konceptuar si një korridor pa kulm, nga ku duket qielli. Në të dyja anët janë shkruar emrat e të gjitha viktimave të persekucionit komunist, 22 mijë të tilla. Vende-vende ka vrima të vogla: nëse ofron syrin në secilën prej tyre të shfaqet një foto e ndriçuar e një oficeri estonez të rënë në luftë me sovjetikët, të perseketuar apo vrarë prej tyre. Disa prej emrave nuk kanë data finale të vdekjes, por 'hamendësime' bazuar në dëshminë e dikujt që i ka parë për herë të fundit në një kamp siberian. Shumë prej këtyre emrave nuk kanë një varr. Ata janë thjesht të zhdukur. Grimca të një kujtese.
Në murin e korridorit të kujtesës janë shkruar disa fjalë nga poema e e poetit të famshëm vendas Juhan Liiv, që i sheh estonezët si bletët që kthehen në koshere:
...dhe mijëra bien gjatë rrugës
dhe mijëra kthehen në shtëpi...
***
Në orën 19 të së dielës, pjesëtarët e delegacionit dhe pritësit estonezë e kanë lënë për t'u takuar në hollin e hotelit "L'Ermitage', diku në këmbë të qytetit të vjetër, ngjitur me një park marramendës. Teksa i afrohem grupit të mbledhur në orën e caktuar, i përshëndes me pak fjalë. 'Duhet të jeni Lidhja Sllave dhe Lidhja Estoneze". U prezantohem si 'Lidhja shqiptare, e përbërë nga një".
Turi fillon që në mbrëmje me një shëtitje nëpër qytetin e vjetër shoqëruar nga një guidë që, në një anglishte me theks britanik, na shpalos një pamje të Talinit që nga Mesjeta e hershme deri te sovjetizimi.
Të nesërmen e çelim me takimin me një funksionar të Ministrisë së Jashtme, nënSekretarin e Çështjeve Europiane, Matti Maasikas, dhe një një tur të Muzeut të Pushtimit. Pas drekës, e cila është surprizë, duke i pasë menduar nordikët si të mbështjellë në kulinarinë e mërizitshme të lakrës dhe mishit të derrit, i drejtohemi Parlamentit ku takojmë anëtarë të Komisionit të Jashtëm, Enn Eesmaa dhe Keit Pentus-Rosimannus, ish ministre e Jashtme.
Ballkani dhe problemet e tij janë mirë të njohura në këto mjedise. Estonia është mbështetëse e fortë e zgjerimit, duke mos e harruar të shkuarën e vet, dhe prej saj, ndoshta edhe prej faktit se nëse humbin Europën vendet e Ballkanit mund 'të gëlltiten' nga Rusia, Talini është plot empati për 'të vegjlit' e gadishullit jugor të Europës.
Vizita në Radiotelevizionin estonez (ERR) është një shock kulturor, edhe pse nuk ke si të presësh të jetë ndryshe një institucion publik i një vendi nordik. Në një bisedë të gjatë me kryeredaktorin e lajmeve online të Tv, mësojmë se media publike është më e ndjekura në Estoni dhe se 'ata nuk janë në biznesin e argëtimit', por të informacioneve dhe gjërave serioze. Talk show politik i mbrëmjes, dy herë në javë, zgjat 20-30 minuta.
Dita e dytë hapet me një atmosferë 'punk'. Na presin në Lift99 dhe Startup Estonia, një konglomerat sipërmarrjesh të reja (start up) në të cilat Estonia zë vendin e tretë në botë (për frymë) dhe ka një mesatare sipërmarrjesh 6 herë më të lartë se europianja. Sa kalojmë derën mësojmë se duhet të heqim këpucët dhe të mbathim ca pantofla të çuditshme. A iu kujtohet filmi për jetën e Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook, dhe si ai shëtiste me pantofla në zyrë dhe në qytet?
Mësojmë gjithashtu se Skype është një shpikje estoneze. Shpikjet dhe patentat e kompanive më të suksesshme estoneze janë në murin e sallës ky zhvillohet takimi me menaxherët e LIFT99. Mbi pllakat ku janë shkruar emrat e këyre kompanive, disa prej të cilave me sukses botëror, lexohet 'Estonian Mafia Wall of Fame'. Krijuesi i këtij slogani ka patur parasysh lidhjet e forta të familjeve mafioze dhe se si ato janë të nevojshme për punën e një startupi; një shpikje duhet konsideruar si 'punë e familjes'. (Nuk kishte aspak të bënte me atë që do i shkonte mendja çdo ballkanasi kur lexon 'Mafia').
Për 'Mafian' flitet edhe në takimin pasues, por të një lloji politik dhe gjeopolitik. Kersti Luha, këshilltare e Komunikimeve Strategjike pranë qeverisë dhe Andres Kahar, zëdhënës i Shërbimit të Brendshëm të Sigurisë, na flasin për akivitetet e influencës ruse dhe adresimin e dizinfomacionit.
Në epokën e 'fake news' të gjithë kanë diçka për të sjellë si shembull dhe për të debatuar.
Te e-Estonia Briefing Center gjejmë atë vajzën e re, të përmendur më lart. Ka edhe ajo një theks britanik në anglishte dhe sigurinë e dikujt që e di se për çfarë po flet. Nuk më rrihet pa e pyetur se si e kanë zgjidhur punën e votës në Estoni. Shpjegon se 50 përqind e estonezëve votojnë online dhe një pjesë e mirë e atyre që shkojnë fizikisht për të votuar e bëjnë këtë për t'u dëshmuar fëmijëve të tyre si merret pjesë në demokraci.
Si ta shmangim shitjen e votës, le të themi për 50 euro? E kemi bërë të thjeshtë, thotë estonezja, ligji këtu i lejon një votuesi që 'të mendohet' një javë për votën. Për këtë votimi online hapet shtatë ditë para ditës së votimit fizik. Nëse dikush ndërron mendje, apo ka votuar në prani të dikujt i cili e ka paguar për votën, ai mund të rifutet në sistem, ta anullojë votën dhe të votojë sërish për kë të dojë. Kështu vullneti i individit plotësohet.
Kjo është Estonia në tri ditë. Shumë pak për ta zbuluar shpirtin e saj, por kush tha se shpirti i një kombi nuk e shpërfaq veten mu në sipërfaqe, në atë që bën përditë dhe në mënyrën si e bën.
Oh, edhe një ngjashmëri me Shqipërinë! Pas rrëzimit të komunizmit, edhe këtu u përdor ndërhyrja neoliberale në ekonomi, e njohur me emrin shock therapy. Për Estoninë, qartësisht, ka funksionuar. Dhe, ja ku kthehemi edhe njëherë te shpirti i kombit, që shfaqet në atë që bën dhe si e bën.
Foto Galeri
S
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38






























