Flash News

KRYESORE

Shenja dhune në trup, taksisti shqiptar akuzohet si përdhunues serial

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e përdhunuesit serial. Referuar mediave italiane dyshohet se i akuzuari është një shqiptar, por nuk  kanë publikuar identitetin.

Denoncimi u bë nga dy vajza që në kohë të ndryshme nga njëra-tjetra kishin rënë pre e një përdhunimi me rrethana  të njëjta. Vajzat rrëfehen se po ktheheshin nga diskoteka në mbrëmje vonë. Dyshohet se ata ishin nën efektin e alkoolit. Vajzat kanë kërkuar taksi për t’u kthyer në banesë dhe i’u është ofruar si taksist shqiptari i dyshuar, i cili punonte pa licencë.

Në mëngjes vajzat kanë konstatuar abuzime në trup, dhe kur i janë drejtuar klinikës kanë marrë përgjigjen shokuese që janë përdhunuar. Pasi nisën hetimet, u mor material gjenetik për zbulimin e ADN-së së abuzuesit deri në arrestimin e tij. Policia dyshon se ai është një përdhunues serial dhe po vijon hetimet e mëtejshme.

Të fundit