Flash News

KRYESORE

Shenjat që tregojnë se keni mungesë hekuri në gjak ose anemi

Shenjat që tregojnë se keni mungesë hekuri në gjak ose anemi

Qelizat e kuqe të gjakut ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit dhe nëse vuani nga anemia, në organizëm nuk ka mjaftueshëm nga këto qeliza të gjakut.

Anemia zhvillohet kur trupi ka mungesë të hekurit dhe kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për prodhimin e hemoglobinës, proteina që ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjenin.

Nëse nuk keni mjaftueshëm oksigjen në trup ju do të ndiheni të lodhur, të dobët dhe do të keni vështirësi në frymëmarrje.

Anemia mund të shfaqet kur ju nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë hekur, kur trupi nuk e absorbon mirë hekurin, ose kur humbisni shumë hekur gjatë shtatzënë.

Doza e hekurit varet nga mosha dhe gjinia. Meshkujt kanë nevojë për të paktën 8 miligramë në ditë. Gratë e moshës 50 vjeç dhe më të reja kanë nevojë më shumë deri në 18 mg.

Hekuri i përftuar nga ushqimet absorbohet në zorrën e hollë. Gjendje shëndetësore si sëmundja celiake, koliti ulcerativ ose sëmundja Crohn mund të vështirësojnë absorbimin e hekurit nga zorrët. Ilaçet e përdorura për të ulur nivelet e acidit në stomak mund të ndikojnë në mënyrën si trupi absorbon hekurin.

Disa gjendje mund të shkaktojnë hemorragji në trup, si:

  • Ulcer peptike
  • Hernie
  • Fibrozë uterine
  • Polipe në zorrë

Gratë që kanë gjakderdhje të shumtë gjatë ciklit menstrual mund të zhvillojnë mungesë të hekurit. Dëmtimet dhe dhurimet e shpeshta të gjakut gjithashtu mund të shkaktojnë mungesë së tij.

Gjatë shtatzënisë gruaja ka nevojë për më shumë hekur për zhvillimin e fetusit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur nga dieta ushqimore ose suplementet, mund të keni mangësi.

Simptomat që paralajmërojnë për mungesë të hekurit:

  • Lodhje ose dobësi
  • Zbehje ose zverdhje të lëkurës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Marramendje
  • Dhimbje koke
  • Rrahje të shpejta zemre
  • Dhimbje kraharori
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Thonj të brishtë (thyhen shpejt) dhe rënie të flokëve
  • Gjendja Pica (keni dëshirë për të ngrënë gjëra që nuk janë ushqime, si akull, dhe’, baltë etj
  • Enjtje të gjuhës
  • Nevojë për të lëvizur këmbët kur jeni shtrirë

Duke qenë se këto mund të jenë simptoma edhe të gjendjeve të tjera, flisni me mjekun për të përcaktuar diagnozën.

Të fundit