Flash News

KRYESORE

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të hekurit në gjak

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të hekurit në gjak

Hekuri është një mineral që merr pjesë në shumë funksione metabolike, ndaj niveli i ulët i tij mund të shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore.

Sipas një studimi të fundit, rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit dhe për më tepër nuk janë as në dijeni të kësaj gjëje.

Dy shenjat më të zakonshme që tregojnë se keni mungesë hekuri në gjak:

Lodhje kronike

Trupi e përdor hekurin për të krijuar homoglobinën, substancën e gjendur tek qelizat e kuqe të gjakut që transmetojnë oksigjenin. Është mungesa e hekurit ajo që na bën të ndihemi të lodhur, pasi qelizat nuk furnizohen me gjak.

Kjo gjendje është gjithashtu shkaku i mospërqëndrimit dhe mungesës së dëshirës për të bërë gjëra.

Lëkurë e zbehtë

Kjo është gjithashtu një shenjë e një numri të ulët të qelizave të kuqe të gjakut, çfarë e bën lëkurën tonë të bardhë dhe na bën të dyshojmë për ndonjë sëmundje.

Të fundit