Flash News

KRYESORE

Shënohen 13 viktima nga uragani “Florence”, Autoritetet: Mos u ktheni në shtëpi

Shkon në 13 numri i viktimave të shkaktuara nga Uragani Florence që ka goditur brigjet lindore të Karolinës së Veriut dhe të Jugut. Uragani mbetet ende kërcënues për shkak të sasisë së madhe të shirave dhe përmbytjeve që ka shkaktuar.

Pavarësisht se vihet re një dobësim i uraganit, autoritetet kanë njoftuar të evakuuarit të mos kthehen në shtëpi, pasi rreziku akoma nuk ka kaluar plotësisht.

Sipas raportimit të mediave amerikane, 10 nga viktimat kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut  dhe tre të tjerë në Karolinën e Jugut, mes tyre edhe një grua 61-vjeçare që ndërroi jetë të premten, pasi makina e saj u godit nga një pemë që u rrëzua në rrugë.

Mbeten ende të rrezikuara nga reshjet e shiut Karolina e Veriut dhe e Jugut, Virginia, Georgia, Tennessee, Kentucky e Maryland.

Të fundit