Flash News

KRYESORE

Shënohen viktimat e radhës gjatë pelegrinazhit të Haxhit, 31 të vdekur në Arabinë Saudite

Shënohen viktimat e radhës gjatë pelegrinazhit të Haxhit, 31

Si çdo vit edhe ky pelegrinazh shënoi viktimat e tij të radhës, janë me dhjetra, deri në dindra njerëzit që humbin jetën çdo vit gjatë pelegrinazhit të Haxhit. Të paktën 31 persona kanë vdekur mbrëmë, gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite.

Agjencia saudite e lajmeve SPA, raportoi se të gjithë pelegrinët e ndjerë janë shtetas të huaj, por deri më tani nuk ka zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Edhe pse çdo vit vdesin me dhjetra njerëz ky ritual vijon. Haxhi është një nga detyrimet themelore fetare të myslimanëve, për çka këtë vit në Mekë dhe Medinë pritet ardhja e mbi dy milionë pelegrinëve, transmeton Anadolu Agency. SPA raporton se në Arabinë Saudite tashmë kanë arritur të paktën 620 mijë pelegrinë.

Të fundit