Flash News

KRYESORE

Shënohet tjetër rekord të prekurish me covid-19 në Shqipëri, humb jetën një tjetër pacient në Infektiv

Shënohet tjetër rekord të prekurish me covid-19 në

44 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e  fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se kjo shifër u saktësua pas kryerjes së 291 testimeve. 22 prej rasteve janë në Tiranë, ndërsa raste pozitive janë shënuar edhe në Durrës, Shkodër, Kamëz, Vlorë, Elbasan.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv edhe një tjetër pacient , i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive.

"Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare", sqaron Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Të fundit