Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e dytë e fruthit në Shqipëri, ndërron jetë foshnja 4-muajshe

Shënohet viktima e dytë e fruthit në Shqipëri, ndërron

Një foshnjë 4-muajshe  ka ndërruar jetë pasditen e sotme  në Pediatrinë  e QSUT-së pasi ishte prekur nga fruthi.

Burimet bëjnë të ditur se foshnja nga Peshkopia është paraqitur me probleme në bronkopneumoni, ka qenë i shtruar për disa ditë në Pediatrinë e QSUT-së dhe prekja nga fruthi ka rezultuar fatale.

Foshnja ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa problem është fakti që fëmijët e vegjël ende nuk  e kanë mbushur moshën e vaksinimit për kryerjen e vaksinës tre valente MMR.

Para pak kohësh një foshnje ka humbur jetën nga të njëjtat komplikacione. Kjo ka qenë një nga stinët që ka pasur më shumë probleme duke vënë në lëvizje të gjithë shëndetësinë për të marrë masa për stabilizimin e situatës.

Të fundit