Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e dytë nga Covid-19 në Shqipëri, 66-vjeçari vuante nga disa sëmundje

Shënohet viktima e dytë nga Covid-19 në Shqipëri,

Shënohet viktima e dytë nga virusi Covid-19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktima është 66-vjeçari nga Lushnja, i cili prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në respirim të drejtuar në reanimacion.

"Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se më 11 mars ndërroi jetë edhe një grua në Durrës, pak ditë pasi ishte kthyer nga Italia dhe e prekur nga virusi i ri.

Edhe 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si:Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Nga ana tjetër, MSH njoftoi mbrëmë edhe një lajm të mirë se kontakti i parë i pacientit zero është drejt përmirësimit dhe shërimit nga virusi pas infektimit.

Të fundit