Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e parë nga coronavirus në Itali, qeveria mbledhje urgjente

Mediat italianë kanë raportuar mbrëmë vonë se është konfirmuar viktima e parë nga coronavirus.

Një burrë 78-vjeçar, Adriano Trevisan, vdiq në spitalin e Schiavonia, në provincën e Padovës, ku u shtrua bashkë me një person tjetër të testuar pozitivisht për virusin, një grua 67-vjeçare.

Të dy, nga Vo 'Euganeo, një qytet në zonën e kodrave të Padova-s, ishin infektuar duke frekuentuar të njëjtin bar.

Trevisar, babai i tre fëmijëve, njëri prej të cilëve kishte qenë kryetar i Vo '- ishte ish pronar i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, tani në pension.

Ai ishte shtruar në spital për rreth dhjetë ditë për patologji të ndryshme.

Qeveria në takim urgjent pas rastit të parë

Ndërkohë, qeveria italiane zhvilloi një takim mbrëmë deri në orët e vona, për të studiuar skenarët e ndryshëm në një kohë kur në Itali, duke mos pasur njohuri për numrin e përgjithshëm të rasteve, përmasat e infeksionit ende nuk dihen.

"Qeveria është e gatshme të vendosë masa të reja, nëse është e nevojshme". Këto ishin fjalët e kryeministrit Conte në fund të tryezës së punës me mbrojtjen civile, kur mbërritën lajmet për viktimën e parë.

"Jemi të bindur që shërbimi kombëtar i shëndetësisë i mbetet kësaj sfide", siguroi Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ".

"Ne kemi bërë një punë ekzaminuese shumë të kujdesshme, për të zgjedhur një nga një kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve”, tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza .

Ndërkohë, në Kinë gjendja vazhdon të jetë e përkeqësuar duke shënuar mbi 100 vdekje në ditë. Deri tani numri i të vdekurve ka arritur në mbi 2300 raste, ndërkohë 76 mijë të tjerë janë të infektuar në nivel ndërkombëtar.

Të fundit