Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Shqipëri, 73-vjeçarja vuante nga disa sëmundje

Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Shqipëri,

Shënohet viktima e parë nga virusi Covid-19 në Shqipëri.

Gruaja që ishte shtruar në spitalin e Durrësit pak ditë parë, por që u konfirmua dje se ishte infektuar me coronavirus, u nda nga jeta sot dhe nuk mundi të mbijetonte pasi u prek nga Covid-19 pas një udhëtimi në Itali.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku sqaron se “ Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”.

MSH njoftoi sot se numri i të prekurve në Shqipëri ka arritur në 12.

https://politiko.al/gruaja-e-infektuar-me-covid-19-e-fshehu-udhetimin-ne-itali-sa-erdhi-ne-durres-mori-pjese-ne-nje-varrim/

Të fundit