Flash News

KRYESORE

Shënohet viktima më e re nga COVID-19 në Shqipëri; ndërron jetë 21-vjeçarja tek Infektivi

Shënohet viktima më e re nga COVID-19 në Shqipëri;

Ndërron jetë një 21-vjeçare në Spitalin e Infektivit. Mësohet se, 21-vjeçarja ishte e diagnostifikuar me COVID-19, ndërsa kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mesohet se e reja ishte e intubuar në reanimacionin e Infektivit në momentin kur ajo ka ndërruar jetë, ndërkaq ende nuk dihet se cilat ishin sëmundjet e tjera nga të cilat ajo vuante apo sa ditë ka e shtruar në spital.

Po ashtu, mësohet se gjendja është shumë e rënduar në Spitalin e infektivit i cili mesaduket i ka përmbushur kapacitetet e tij. Mbrëmjen e djeshme, janë kthyer pas disa ambulanca me pacientë të infektuar me COVID, ndërsa mësohet se spitali "Shefqet Ndroqi", i identifikuar ndryshe si spitali COVID-2 ka hapur dyertë për 6 pacientët e parë.

E reja është viktima e dytë për shkak të Covid-19 ditën e sotme. Mësohet se, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë edhe një 49-vjeçare, nënë 3 fëmijëve, duke çuar kështu në 99 numrin e përsonave që kanë humbur jetën nga koronavirus.

Të fundit