Flash News

KRYESORE

Shënoi në sfidën ndaj Ukrainës, futbollistja feston me simbolin e shqiponjës

Shënoi në sfidën ndaj Ukrainës, futbollistja feston me

Kosovare Asllani është futbollistja shqiptare që përfaqëson Suedinë në futbollin për femra dhe ishte protagoniste në fitoren e përfaqësueses së saj kundër Ukrainës.

Ekipi i femrave të Suedisë triumfoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin për Kampionatin Botëror dhe futbollistja e Linkopings FC realizoi golin e tretë të Suedisë (51′).

Por ajo që ka rënë në sy është fakti që 29-vjeçarja festoi golin duke bërë simbolin e shqiponjës, duke nderuar kështu rrënjët e saj shqiptare.

Asllani është futbollistja kryesore e kësaj përfaqësuese, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellat e Paris Saint Germain-it dhe Manchester City-t.

Të fundit