Flash News

KRYESORE

Shënoi nga 50 metra distancë, sulmuesi i Vllaznisë: Goli im, më i bukur se i Ibrahimoviçit

Shënoi nga 50 metra distancë, sulmuesi i Vllaznisë: Goli im,

Sulmuesi Xhevahir Sukaj ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së Kategorise Superiore midis Vllaznisë dhe Lushnjës, ku shkodranët fituan 4:0.

Përveç lojës bindëse të kuqebluve, ajo që ra më shumë në sy të tifozëve vendas ishte goli i tretë i Sukajt, i cili u shënuar nga mesi i fushës.

Vetë 30-vjeçari pranoi pas ndeshjes se ai ishte një gol i rrallë për nivelin e kampionatit shqiptar, teksa shtoi:” Sigurisht, goli im ishte më i bukur se ai i Ibrahimoviçit kundër Anglisë sepse u shënua nga një distancë më e largët”.

Aktualisht Vllaznia renditet në vendin e 8-të me 33 pikë dhe rrezikon qëndrimin mes më të mirave të futbollit shqiptarë.

Më poshtë gjeni golin e Sukajt dhe golin e suedezit Ibrahimoviç:

https://www.youtube.com/watch?v=kf9d41Kvu4o

https://www.youtube.com/watch?v=uxuALSyQuEA

Të fundit