Flash News

KRYESORE

Sheq i Madh, ankohen se kanë 25 vite pa rrugë, bashkia ka nisur shtrimin e rrugëve dytësore...

Sheq i Madh, ankohen se kanë 25 vite pa rrugë, bashkia ka nisur

Lagja e re në “Sheq të Madh”, Fier, ka mbetur po aq e pazhvilluar sa ç’ishte 25 vjet më parë, kur aty u vendosën banorë nga fshatrat e Fierit, Mallkasatrës e Beratit.  Aktualisht në këtë periferi të Fierit banojnë rreth 500 familje që thonë se në gjithë këta vjet nuk kanë parë asnjë investim të bashkisë për shtrimin e rrugës kryesore, apo atyre dytësore.

Banorë ankohen se “30 vite këtu rrugët nuk janë prekur asnjëherë me dorë. Këtu ka vetëm ujëra të plasura nga tubacionet. Baltë e gjallë deri në gjunjë. Për shkak të kushteve të vështira, disa familje kanë nxjerrë shtëpitë në shitje, ndërsa janë ankuar shpeshherë në bashki.

“Kam tre vjet që e kam nxjerrë shtëpinë në shitje dhe askush nuk e ble”, thote nje banor. Bashkia, nga ana e saj, pohon se prej disa javësh ka nisur nga shtrimi i rrugëve kryesore e dytësore në këtë zonë të lagjes “Sheq i Madh”.

Banorët e vendosur pas viteve 90 në këtë lagje të Fierit thonë se krahasuar me gjendjen e tyre, janë  bërë më mirë fshatrat prej nga ata kanë ardhur.

 

Të fundit