Flash News

KRYESORE

Sheraton ikën më shpejt nga ç’pritej, heq logot e hotelit në Tiranë/ Ç’do të ndodhë me godinën gjigande?

Rrjeti me famë botërore i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin e njoftoi dje Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA).

Nga fotografitë që janë bërë sot, duket se Sheraton ka nxituar të heqë logot dhe ta transferojë sa më shpejt aktivitetin e tij.

Ky lajm vjen si një dush i ftohtë për kryeministrin e Edi Rama, që pak kohë më parë prezentoi me shumë vendosmëri projektin për t’ua ulur në mënyrë tepër të ndjeshme taksat të gjitha strukturave akomoduese me 5 yje.

Por një dilemë e madhe që lind pas këtij largimi është një tjetër.

A do të shndërrohet dhe ky oaz i rrallë i mbetur në Tiranë në shesh ndërtimi për pallate e qendra tregtare, apo do të vijojë të ketë funksionin që ka?

Do të duhet edhe pak kohë për të zbuluar të vërtetën, por një gjë është e sigurt: disa biznesmenë kanë nisur të fërkojnë duart tashmë./Politiko.al

Të fundit