Flash News

KRYESORE

Shërbimi i Onkologjisë sërish pa medikamente, pacientët nuk marrin mjekim prej dy muajsh

Shërbimi i Onkologjisë sërish pa medikamente, pacientët nuk

Onkologjiku është një nga shërbimet më të vështira, ku me mijëra pacientë përplasen në dyert e këtij shërbimi me shpresën për të shpëtuar jetë. Patologjitë e rënda që trajtohen në këtë shërbim kërkojnë një vëmendje të madhe nga institucionet përgjegjëse, duke iu siguruar atyre të paktën minimumin jetik: medikamentet.

Sipas burimeve të Politiko, prej thuajse dy muajsh pacientët me kancer të avancuar, nuk marrin një prej medikamenteve që është shumë i rëndësishëm për gratë me kancer gjiri të avancuar dhe që është i rimbursuar që nga viti 2018: barin Ribociclib.

Ky medikament është shumë i rëndësishëm që të merret vazhdimisht dhe 20 pacientë me kancer gjiri të avancuar janë të alarmuar pas mungesës së gjatë, të cilët nuk e kanë marrë këtë mjekim prej thuajse dy muajsh. Sipas burimeve tona, pacientët e interesuar në farmacinë spitalore,i sorollasin dhe i adresojnë nëpër drejtori dhe institucione, por i mohojnë mjekimin jetik që e marrin të rimbursuar që nga 2018-a.

Ligji për Shëndetësi parasshikon ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese me standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, duke siguruar kështu standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Të dhënat e siguruara nga Instituti i Shëndetit Publik, ISHP, tregojnë se Shqipëria është një nga vendet e Mesdheut me incidencë të lartë të kancerit të gjirit dhe në krahasim me vendet e BE-së, kjo sëmundje shpesh diagnostikohet në stad të avancuar – çfarë sjell dhe vdekshmëri të lartë në personat e prekur.

Të fundit