Flash News

KRYESORE

Shërbimi Sekret Italian: Shqiptarët kërcënim i madh për sigurinë, dominojnë trafikun e drogës në Evropë

Shërbimi Sekret Italian: Shqiptarët kërcënim i madh për

Shërbimi Sekret italian ka dorëzuar në parlament raportin e sigurisë kombëtare për vitin 2017, ku thuhet se shqiptarët janë kërcënim shumë i madh për sigurinë kombëtare të shtetit. Në raport, shqiptarët përmenden si grupi dominant për trafikun e drogës në Evropë, vjedhjet dhe prostitucionin.

“Kriminaliteti nga të huajt në Itali, përfshin të gjitha grupet, nigerianë, rusë, kinezë, shqiptarë. Banda që grabisin dhe shpërndajnë drogë, dhe kriminelët sipërmarrës që sërish qarkullojnë para mafioze. Grupet shqiptare janë në plan të parë për trafikun e drogës sidomos të kokainës dhe hashashit, por dhe prostitucionit. Shqiptarët janë ata që lidhin grupet kriminale italiane me anë të bashkëpunimit”, thuhet në raport. Gjithashtu flitet edhe për shqetësimin e shërbimit sekret italian lidhur me emigrantët, dhe se në Shqipëri nuk është regjistruar mbërritja.

Të fundit