Flash News

KRYESORE

"Sherr i ri në show-bizz", Olti Curri dhe Fjoralba Ponari komente njëri-tjetrit

Nëse dikur personazhet e kranit druheshin mos i kapte rubrika e monitorimeve në "Fiks Fare", tani me siguri do ketë dalë shprehja tjetër "Ruaju nga Olti Curri".

Olti e ka lënë mënjanë "sherrin" me Alekta Vejsiun dhe tani është fokusuar tek Fjoralba Ponari.

Olti ka ironizuar moderatoren e "E diell" pas një lapsusi që bëri kur po fliste për bukurinë dhe thotë që "bukuria s`është vetëm çështje fati, por edhe çështje profesionalizmi."

Ai ka marrë një pjesë të videos dhe ka bërë dhe komentin e tij duke e postuar në Instagram.

Pas fjalisë së Fjoralbës, Olti shprehet:

"Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. P.sh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si... si ta them..."

Por Fjoralba ka reaguar menjëherë e cila i ka komentuar Oltit:

"E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale".

Por, Olti i ka kthyer sërish:

“Prite qepe si ta duash, lapsusi ishte yll.”

Dhe "telenovela" vazhdon:

Fjoralba: "Çështja është që po ta ofrojë të plotë, s’do kishe ç’të ironizoje këtu e ç’të kënaqje popullin”.

Olti: “Me thënë të drejtën kaq sa ke thënë mjafton, nuk ka rëndësi çfarë ke thënë në vazhdim sepse lapsusi është në këtë që thua. "Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është çështje fati është edhe çështje profesionalizmi"... Sipas teje të lindësh e bukur nuk është fat por edhe profesionalizëm!! Si lind i bukur me profesionalizëm?? Duke ndërhyrë në laboratorët e gjinekologjisë në AND?”

Pastaj Fjoralba ka reaguar me një postim në Instastory:

“Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga video e Oltit. Kujt mund ti ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja normale do humbiste efektin parodik. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzit e palumtur i bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojmë lart e poshtë ant.ibu.lliz.min pastaj”

Të fundit