Flash News

KRYESORE

Sherr masiv gjatë natës në një lokal në Elbasan, plagosen 7 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

Sherr masiv gjatë natës në një lokal në Elbasan,

Sherr masiv dhe përleshje mes disa personave raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në një lokal në Elbasan, ku kanë përfunduar në spital 7 persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, teksa gjithçka nisi pasi ky grup personash kishte vendosur që të vinin nga fshati për të pirë diçka në Elbasan dhe pasi kanë pirë, ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin.

Sherri nisi me debat, ku më pas situata degjeneroi deri në përdorimin e dhunës mes tyre.

Përshkallëzimi i sherrit është ndaluar nga policia, e cila bëri të mundur shuarjen e konfliktit, ndërkohë që  personat e lënduar janë në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre paraqitet në gjendje të rëndë.

Të fundit