Flash News

KRYESORE

Sherr masiv në Gjermani, 19 vjeçari shqiptar goditet me thikë dhe gjen vdekjen

Sherr masiv në Gjermani, 19 vjeçari shqiptar goditet me thikë

Një shtetas shqiptar është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i vdekur në qytetin Wiesbaden të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, pas një konflikti mes dy grupesh, ku në njërin prej tyre bënte pjesë edhe 19-vjeçari shqiptar, transmeton Shekulli. Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet i ditur, por media gjermane “Faz.net” ka publikuar lajmin.

Grupi i shqiptarit përbehej nga 6 persona dhe u përleshën me grupin tjetër kundërshtar të përbërë prej 3 personash në sheshin “Mauritiusplatz”, raporton Koha.

Ndërkohë policia gjermane ka deklaruar se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe 2 të tjerë, të grupit ku bënte pjesë shqiptari. Të plagosurit janë dërguar në spital menjëherë në spital.

Bëhet e ditur se 19-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit