Flash News

KRYESORE

Sherr masiv në Tiranë, tre të arrestuar, tre në spital dhe pesë në kërkim

Sherr masiv në Tiranë, tre të arrestuar, tre në spital dhe

Një sherr masiv ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, disa të rinj janë konfliktuar mes tyre dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar pasi janë goditur me sende të forta dhe ndodhen në spital.

në pranga kanë përfunduar tre të rinj ndërsa janë shpallur në kërkim pesë të tjerë.

“Më datë 17. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., Gj. M., L. M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M., vjeç 22, 30, 34, 30, 29, 27, 23 e 23, banues në Babrru, pasi në Babrru, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasit A. R., E. H., dhe E. H., vjeç 33, 22 e 22, banues në Babrru, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për kapjen e V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M”, njofton policia.

 

Të fundit