Flash News

KRYESORE

Sherr me thika e sende të forta mes 2 familjeve në Ksamil, shkak pronat

Sherr me thika e sende të forta mes 2 familjeve në Ksamil, shkak

Dy familje në Ksamil, Sarandë janë konfliktuar ashpër për motive pronësie. Sherri ka përfunduar me plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se familjet Pollo e Ziflaj kanë përdorur thika e mjete të forta duke goditur njeri-tjetrin.

Në vend kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH-së. Dy persona janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, ndërsa tre të tjerë po marrin mjekim në spital.

Njëri prej të plagosurve pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit