Flash News

KRYESORE

Sherr me thika mes futbollistëve, humb jetën 25-vjeçari i ekipit argjentinas

Sherr me thika mes futbollistëve, humb jetën 25-vjeçari i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin argjentinas, ku si pasojë e një sherri në një klub nate, ka humbur jetën portieri i Atletiko Uruguai, Fakundo Espinola.

Ai  ka mbetur i vdekur pas një goditjeje me thikë në bark, ku u sulmua nga dy persona të tjerë.

Sherri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka nisur me sharje, me të shtyra e goditje, derisa dikush nxori një thikë dhe goditi djaloshin.

Mësohet se njëri nga autorët e krimit ishte gjithashtu futbollist, lojtari Nahuel Oviedo, 28 vjeç.

Kamerat e sigurisë të bashkisë bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë po vijojnë hetimet për detaje të mëtejshme.

Espindola e kishte nisur karrierën te River Plejti dhe Lanusi, dy klube mjaft të njohura në Argjentinë.

Të fundit