Flash News

KRYESORE

Sherr me thika në Elbasan, i riu qëllon shokun gjashtë herë me thikë, përfundojnë të dy në spital  

Sherr me thika në Elbasan, i riu qëllon shokun gjashtë herë

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në një fshat të Belshit.

Pas një konflikti mes tyre, sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Sipas të dhënave të para, Përparim Pepa 23 vjeç ka goditur 6 herë me thikë bashkëfshatarin e tij  Ervin Hysa 29 vjeç. Ky i fundit ndodhet rëndë në reanimacion.

Po ashtu, i lënduar ka mbetur edhe autori, i cili ndodhet gjithashtu në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar nga policia dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

Të fundit