Flash News

KRYESORE

Sherr mes adoleshentëve në Elbasan, qëllohet me thikë 15-vjeçari

Sherr mes adoleshentëve në Elbasan, qëllohet me thikë

Një sherr me thika ka ndodhur mes adoleshentëve në Elbasan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 15 vjeçari me iniciale S. P.

Policia lokale bën me dije se ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar.

16-vjeçari me inicialet I. K., nga Elbasani është shpallur në kërkim nga policia pasi në Lagjen “Visarion Xhuvani” në ambientet e jashtme të një lokali, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar dy herë me thikë 15-vjeçarin me inicialet S. P., banues në Elbasan.

Adoleshenti ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e ‘vrasja me dashje e mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit