Flash News

KRYESORE

Sherr mes Berishës dhe Hoxhës: Më le në ngarkim vrasjen e një personi...Herës tjetër kemi të tjera kusure!

Sherr mes Berishës dhe Hoxhës: Më le në ngarkim vrasjen e

Një përplasje me tone të ashpra ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur”. Në studio ishte i ftuar gazetari investigativ Artan Hoxha, ndërsa në lidhje direkte ish kryeministri Sali Berisha, i cili foli sa i përket akuzave të tij për negociatorin Artur Meçolarit.

Mirëpo, fjala e Berishës u ndërpre nga gazetari Hoxha i cili e akuzoi për vrasje në Tropojë. “Nëse unë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj që mua asnjë shantazh i yti nuk më tremb...Më le mua në ngarkim vrasjen e një personi....  zoti Berisha nuk më tremb dot mua. E kam vizituar më shumë unë kullën tënde. Ta njof gjithë skuadrën e killerave, që në Tropojë, t’i kam lënë duart e gjakosura me gjak. Herë tjetër kemi të tjera kusure. Kërcënimet mos i konsumo me mua, ke 20 vjet që më kërcënon. Jo vetëm ti, që s'më kërcënon, por as Meta as Rama”, u shpreh dër të tjera Hoxha, akuza të cilat u kthyen me të njëjtën mënyrë.

Berisha e akuzoi Hoxhën si njeri të bandave të mafies dhe që u ka shitur këtyre bandave të drogës dëshmitarin e Korçës, i cili u gjet i vdekur pas disa ditësh nga koha kur ky gazetar vizitoi një plantacion kanabisi nën shoqërinë e dëshmitarit.

Të fundit