Flash News

KRYESORE

Sherr mes deputeteve, Duma-Spiropalit: Deputetët tuaj nuk dinë shkrim e këndim

Sherr mes deputeteve, Duma-Spiropalit: Deputetët tuaj nuk dinë shkrim

Të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” Grida Duma e PD-së dhe Elisa Spiropali e PS-së kanë debatuar në lidhje me seancën e kaluar plenare ku deputetët e PD-së bllokuan foltoren.

Duma shprehet se kur kryetari i opozitës kërkon fjalën nuk duhet që të refuzohet, ndërsa Spiropali ka thënë se Basha e ktheu seancën e kaluar si të ishte në një  “klub fshati” kjo me sa duket e ka revoltuar Grida Dumën.

“Është e paprecedent që kur kërkon fjalën lideri i opozitës të mos i jepet. Kjo mazhorancë nuk ka asnjë të drejtë të thotë unë do shpik sistemin,” – shprehet Duma.

E ndërsa Spiropali deklaron se Basha vjen në Kuvend për të bërë të fortin si të në një klub fshati.

 “Sa herë ndjehet i rrezikuar Lulzim Basha vjen në Kuvend e bën të fortin si në një klub fshati, me disa burra, ndërsa gratë rrinë në periferi. S’ka rëndësi a ka procedurë, kohë, debat. Edhe LSI u kap e papërgatitur, këta gjetën rastin dhe pushtuan Kuvendin.”

“Më kujtohet kur kemi qenë në pushtet e kam pasur edhe në studion tënde s’ka qënë as deputete asgjë dhe s’kam guxuar t’i them as këta, as humbësit, as kafja e fshatit.Ta mbyllim njëherë e mirë këtë debat. Ti ke ardhur në pushtet me votat e PS dhe votuesit e tu. Unë jam votuar me aq vota sa ty. Diskutimi këtu mbyllet, boll keni folur me bla bla bla, ne jemi më të mirët, ne jemi më të bukurit, boll. Ju keni deputetë që s’dinë as shkrim as këndim,” shprehet e revoltuar Grida Duma.

Të fundit