Flash News

KRYESORE

Sherr mes dy fqinjëve, vritet me sëpatë 50 vjeçari në Librazhd

Një person ka humbur jetën pas një sherri ne sende të forta në Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zdrajç të Librazhdit, ndërsa mësohet se viktima është një 50 vjeçar.  Paraprakisht raportohet se autori i dyshuar Fiqiri Haskurti e ka goditur Idriz Bycin me sëpatë në duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

 Mësohet se viktima ishte duke pastruar rrugën kur u godit me sëpatë për vdekje nga Fiqiri Haskurti i cili dyshohet  të jetë i sëmur mendor.

 Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe policia ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit