Flash News


KRYESORE

Sherr mes taksistëve te stacioni i trenit në Vlorë, plagoset me kaçavidë njëri prej tyre    

Sherr mes taksistëve te stacioni i trenit në Vlorë, plagoset me

Një person është plagosur mesditën e sotme në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit në Vlorë.

Sipas të dhënave të para nga policia, dy taksistë janë përfshirë në një konflikt mes tyre, e për pasojë është lënduar me kaçavidë 44-vjeçari K.B.

“Rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimorë po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia në njoftimin paraprak.

Të fundit