Flash News

KRYESORE

Sherr në komision për Blendi Kasmin, deputeti i PS: Janë vrarë deputetë në bulevard

Sherr në komision për Blendi Kasmin, deputeti i PS: Janë

Tensionohet mbledhja në Komisionin e Edukimit dhe Medias. Ka qenë deputeti i PS, Fidel Ylli ai cili ka debatuar me kryetaren e komisionit, Albana Vokshi.

Shkak për përplasjen mes tyre ka qenë denoncimi i rastit të plagosjes së kryeredaktorit të gazetës RD Blendi Kasmi ditën e shtunë, kur u mbajt protesta e opozitës.

Sipas deputetit socialist, gazetari i di mirë detyrat e tij kur raporton, ndërsa Vokshi i është përgjigjur duke e pyetur se përse nuk ka asnjë reagim për këtë rast nga mazhoranca.

Debati

Ylli: S’je ti Zoti që ke mikrofonin në dorë. Mbaroni konferencën dhe vazhdojmë me mbledhjen

Vokshi: Ne do flasim për çdo gjë që është shqetësuese

Ylli: Detyrat e gazetarit i di më mirë se ne ai, ju dështuat në miting, donit të bënit zhurmë.

Vokshi: Pse dhatë urdhër të qëllohet Blendi Kasmi? Duhet të mbroni gazetarët, kështu i mbroni ju? Asnjëri nga ju nuk guxoi të prononcohet, ti ishte sportist.

Ylli: Janë vrarë deputetë në bulevard, gazetarë

Vokshi: Ou, kush janë këto? I çoi mish për tip kryetari yt. Bëni mirë mos të bojkotoni se është marrëzi, ju ka kapur paniku.

Ylli: Konferencën e shtypit bëjini te PD

Vokshi: Distancohuni nga dhuna, ju jeni errësira, mund të fillosh Vali (flet për Valentina Dukën)

Ylli: Do flas sa të dua unë dhe s’të marr leje ty

Vokshi: Ndal dhunën, po na mbani peng të gjithëve

 

 

 

 

 

 

Të fundit