Flash News

KRYESORE

Sherr në komision, Salianji pyet Xhaçkën për drogën, Ndreu i kthehet: Provokator, do hash dajak, do të shkund në drru

Sherr në komision, Salianji pyet Xhaçkën për drogën,

Pyetja e deputetit demokrat Ervin Salianji drejtuar ministres Olta Xhaçka në lidhje me buxhetin e 2018  për Ministrin e Mbrojtjes, ka shkaktuar debate me dy deputetët socialistë, Pjerin Ndreu dhe Paulin Stërkaj.

Salianji pyeti Xhaçkën nëse duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish repartet ushtarake qe përdoren për magazinim droge?  "A ju duhet me shume buxhet për te vendosur ne funksion radarët...

Paulin Stërkaj: O ti djal, nuk je në televizor këtu, je në komision. Prandaj, ti je i karikuar si bilbil mali, kështu që ule një fije tempin.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe s'kam frike nga asnjë bandit me ose pa pushtet.

Pjerin Ndreu: Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ty do të rrah njëherë. Do të shkund në drru.

Ervin Salianji: Me mua e ke?! Me kë e ke, me mua?

Pjerin Ndreu: Me ty.

Ervin Salianji: Mua do më rrahësh ti? Ki kujdes kur më drejtohesh mua, ki kujdes.

Paulin Stërkaj: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.

 

Të fundit