Flash News

KRYESORE

Sherr në lokal në tre të mëngjesit, i plagosuri me thikë transportohet me helikopter drejt Tiranës

Sherr në lokal në tre të mëngjesit, i plagosuri me

Një plagosje me thikë ka ndodhur në një lokal në fshatin Sohodoll të Dibrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe në konflikt janë përfshirë dy shtetas me iniciale B.C, 49 vjeç, dhe B.B, 40 vjeç.

49 vjeçari është plagosur me thikë nga bashkëfshatari dhe po transportohet me helikopter drejt Tiranës ku do të marri ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e 40 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapet dhe shoqërohet në ambjentet e policisë autori i dyshuar i cili si pasojë e një konflikti të çastit plagosi me mjete të ftohta një shtetas.

Policia e Dibrës ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme, në një lokal në fshatin Sohodoll po ndodhte një konflikt.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit B.C, në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C, 49 vjeç, dhe B.B, 40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit) ndërmjet dy shtetasve.

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të Strukturave të DVP Dibër, është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së sipërpërmendur.

Të fundit