Flash News

KRYESORE

Sherr në lokal, qëllohet me armë zjarri 35-vjeçari

Sherr në lokal, qëllohet me armë zjarri 35-vjeçari

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar nga Gramshi. Sipas të dhënave të para nga policia, A.H u qëllua me pistoletë në kofshë nga Mikel Hoxha, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Sherri mes tyre ndodhi për motive të dobëta, raporton policia.

“Më datë 06.06.2018 në ambientet e jashtme të një lokali në qytetin e Gramshit shtetasi Mikel Hoxha, rreth 28 vjeç, banues në Gramsh, për motive të dobëta ka plagosur në kofshë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.H., rreth 35 vjeç, banues në Gramsh.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Gramshit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit