Flash News

KRYESORE

Sherr në Parlament. Rama: “Ke ëndërruar të jesh ministër”. Blushi: “Nuk meriton të jesh miku im. Ti të vret pas shpine”

Sherr në Parlament. Rama: “Ke ëndërruar të jesh

Në seancën e sotme të Parlamentit, kryeministri Rama dhe deputeti Ben Blushi janë përplasur me polemika të ashpra.

Rama u shpreh se Ben Blushi e sulmon mazhorancën sepse e ka pasur ëndërr postin e ministrit. Kjo e kapi të papërgatitur deputetin Blushi, i cili reagoi menjëherë, duke e akuzuar kryeministrin si njeri që të pret në besë.

Polemikat mes Ramës dhe Blushit:

Ben Blushi: Unë fola për politikë këtu, nuk ja përmenda asnjëherë emrin. Unë nuk jam njeri banal. Unë flas për politika, nuk flas për gjëra personale. Unë nuk tregoj me kë pi verë. Unë nuk vij në parlament për të folur për gjëra personale, por për gjëra që shqetësojnë Shqipërinë. Kush janë këto? Droga dhe përgjegjës është Edi Rama. Kush është përgjegjës që janë tradhtuar kaq shqiptarë? Erdhi sot dhe u mor me mua. A do të tregoj se si silleshe ti me Fatosin?

Ti ke 17 vjet në pushtet. Për çfarë të jetë Kryeministër dhe 4 vjet të tjera? Për të bërë karrierë, për të qarë? Uë mandatin nuk e kam përdorur asnjë ditë për të bërë dëm.

Unë vij nga biblioteka dhe e kam për nder. Unë nuk kam vrarë njeri. As nuk kam mbjellë kanabis. Unë kam shkruar libra në këtë vend.

Je i degraduar si mik Edi. Nuk ngrihet një njeri të flasi kështu në një parlament serioz. Ti më ke një borxh akoma. Kam kërkuar para 1 viti që të dilje përballë për garë. Ike nga gara dhe unë ika nga PS.  Ti u bëre me horrat e Shqipërisë dhe prandaj nuk meriton të jesh miku im. Ti të vret mbas shpine.

 

Rama: Asgjë personale, thjesht informim për ata që nuk e njohin. Nuk kisha replikë me të. Ajo çka thashë ishte detyrim njerëzve dhe shokëve tanë ministra dhe të tjerëve këtu sa herë futen në gojën e tij duhet të ndjehen sikur janë në nofullën e Saliut.

Të fundit