Flash News

KRYESORE

Sherr në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela kërkon ndihmën e policisë

Sherr në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela

Refuzimi i çështjes ‘Shullazi’ duket se ka qenë një debat që është shoqëruar me përplasje të forta verbale mes tyre dhe Donika Prelës.

Mësohet se pasditen e djeshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka patur një situatë të tensionuar mes kryetares së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka patur një debat të fortë mes saj dhe 10 prokurorëve që refuzuan çështjen ‘Shullazi’.

Madje, për të shuar këtë debat është dashur edhe ndërhyrja e policisë. Ka qenë Prela ajo e cila ka kërkuar dy grupe të gatshme të jenë prezent për të shmangur ndonjë incident.

Një ditë më parë,  Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorët, që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, prokurorët refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Prokurorët që do të kalojnë në hetimin disiplinor janë:

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Behar Dibra

Sonila Muhametaj

Arenc Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

Të fundit