Flash News

KRYESORE

Sherr me një të vdekur në një lokal nate në Greqi, mbetet e plagosur shqiptarja 32 vjeçare

Pas një sherri të ndodhur në Spartë të Greqi, një grua shqiptare ka mbetur e plagosur.  “Cretapost” shkruan se sherri ndodhi në një lokal nate, ku dy gjeorgjianë janë përfshirë në një sherr masiv.

Si pasojë  e këtij sherri ka humbur jetën pronari i lokalit 61-vjeçar dhe u plagosën 4 të tjerë. Ndërsa një prej të plagosurve ishte 32-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua menjëherë në spital.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptares së plagosur, ndërsa  dy gjeorgjianë u vunë në pranga nga policia greke.

Nga dëshmitë e para të të pranishmëve në lokal, bëhet e ditur se 32-vjeçarja mbeti e plagosur në mënyrë aksidentale.

Të fundit