Flash News

KRYESORE

Sherr për faturën e bashkëshortes, shqiptari qëllon me thikë kasierin në Itali

Sherr për faturën e bashkëshortes, shqiptari qëllon me

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane ditën e djeshme, pasi kishte sulmuar me thikë një kasier në një minimarket në Borghese, ku gruaja e tij kishte bërë blerje.

Sipas “Il Tabloid”, kasieri i kishte dhënë gruas së tij një faturë tjetër në vend të faturës së blerjeve, dhe për këtë arsye i shoqi kishte filluar të grindej me kasierin nga Bangladeshi, ku më pas e plagosi me thikë.

Karabinierët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar shqiptarin i cili në momentin e arrestimit i ka patur duart me gjak. Kasieri i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit