Flash News

KRYESORE

Sherr pranë një hoteli në Sauk, qëllohet me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë

Sherr pranë një hoteli në Sauk, qëllohet me armë zjarri

Një i ri është qëlluar me armë zjarri në zonën e Saukut në Tiranë.

Sipas njoftimit nga policia, 27-vjeçari me inicialet E.M mbeti i plagosur pas një konflikti të momentit mes tij dhe autorit, tashmë të shpallur në kërkim, pranë parkingut të një hoteli në Sauk.

“Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”, sqaron policia.

Të fundit